Google ADS

Sot vendoset gur themeli për ndërtimin e pikës kufitare Bellanocë – Stançiç

07:06 | 11 Qershor 2018
Arbresh.info

Sot do të mbahet ceremonia e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e objektit të Pikës së Përbashkët kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, Bellanovcë – Stançiç.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova dhe Shefi i Delegacionit të BE-së në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë Samuel Žbogar, së bashku do të nisin punimet për një pikë të kalimit të ri kufitar në Stançiq – Belanovcë të shoqëruar nga zëvendëskryeministrat e dy vendeve fqinjë, Enver Hoxhaj dhe Bujar Osmani.

Bashkimi Europian ka investuar rreth 1 milion euro nëpërmjet Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA 2013 për ndërtimin e PKK të përbashkët Stançiq – Belanovcë.

Ndërtimi i pikes kuftiare të përbashkët do të lehtësojë bashkëpunimin midis të dy vendeve.

Ajo do të sigurojë kufijtë efikasë dhe të sigurtë dhe do të kontribuojë në zhvillimin social dhe ekonomik në zonën kufitare, duke përfshirë rritjen e ndërveprimit lokal “njerëzit me njerëzit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme