Google ADS

Nuk flasin prej kohësh: Noizy dhe gjesti për Encën në mes të koncertit

00:59 | 11 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Prej një kohe të gjatë tashmë dyshja e famshme Enca dhe Noizy nuk i kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre.

Krisja shkaktoi shumë reagime tek fansat të cilët u ndanë në dy kahe.

Bashkëpunimi i tyre i suksesshëm “Bow Down” ka disa milionë klikime në YouTube dhe këngëtarët e performojnë gjithnjë veçmas në koncerte.

Megjithëse nuk ndiqen më në rrjetet sociale apo nuk komunikojnë më, bashkëpunimi i tyre do jetë gjithnjë një fije lidhëse.

Duke performuar në një nga klubet e Tiranës, Noizy ka performuar këngën që ka në bashkëpunim me Encën.

Ai ka kënduar një pjesë nga rreshtat e saj të këngës duke treguar se nuk e ka problem diçka të tillë pasi është krijim i të dyve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme