Në Prishtinë nuk po vijnë autobusët e ri të trafikut urban. 21 automjete të tilla po vonohen për shkak të mos renovimit të garazhit.
Në përvjetorin e nëntë të pavarësisë u lëshuan në qarkullim 30 autobusët e rinj të Trafikut Urban. Atëbotë u premtua se pranvera do ta gjejë Prishtinën edhe me 21 autobusë të tjerë që komuna bleu me kredi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Por kjo e fundit shtyu ardhjen e autobusëve për shkak të mos renovimit të garazhës së Trafikut Urban ku duhet të qëndrojnë autobusët.
Genc Bashota, drejtor për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, njëherësh aksionar në Trafikun Urban konfirmon se puna në garazh ka përfunduar.
Por ekziston edhe një kusht tjetër nga BERZH që duhet plotësuar para se të vijnë 21 autobusët e fundit.
“Është kontrata në mes të Komunës dhe Trafikut Urban e cila do t’i rregullojë raportet në mes të Komunës dhe Trafikut Urban për pesë deri në 10 vjetët e ardhshme, përfshirë edhe të gjitha raportet financiare”, tha ai për Klan Kosovën.
Ai thotë se nuk u vonuan me përpilimin e kësaj kontrate por që kërkoi goxha kohë dhe se do të kryhet brenda pak javësh.
Bashota paralajmëron që në fund të qershorit nis edhe zbatimi i planit të mobilitetit që sjell ndryshimin e të gjitha linjave të autobusëve e sistemin e integruar të biletës si dhe obligon operatorët privat që të ndryshojnë autobusët e tyre.
Por në korrik, Trafiku Urban obligohet të paguajë këstin e parë 500 mijë euro për kredinë e marrë nga BERZH për të cilën Lulzim Rexhepaj, kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes tregon se nuk i kanë paratë.
Për ta do të paguajë Komuna.
“Sivjet ne do ta paguajmë dhe vitin tjetër vazhdon Trafiku Urban me i pagu të tjerat sepse jemi në një fazë të tranzicionit të reformimin edhe financiar të Trafikut Urban’, tha Bashota.
E vetë Rexhepaj i cili edhe nuk pranoi të intervistohej nuk lejoi as xhirimet në garazh të Trafikut Urban.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...