Interesimi për të qenë pjesë e Forcave të armatosura të Kosovës, nga ana e gjinisë femërore është i ulët. Vetëm 8.24% të femrave bartin uniforma të FSK-së. T7, sjell eksperiencat e dy ushtareve. Te ndjekim rrëfimin e tyre.
Mimoza Morina tash e 8-vite shërben për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ajo është instruktore në qendrën e stërvitjes bazike.
Uniformën e ushtrisë thotë se e ka veshur për një qëllim të vetëm, që t’i shërbejë vendit në çfarëdo forme.
Sipas saj, përgatitja fizike dhe ushtrimet në terren janë një sfidë e vogël për femrat që kanë vendosur t’i bashkohen ushtrisë.
Ushtare e Forcave të Armatosura të Kosovës, është edhe Gentiana Korpuzi.
Për herë të parë uniformën e ushtrisë ajo e veshi 7 vite më parë.
Ajo ka folur edhe për sfidat e një pjesëtari ushtarak.
Korpuzi konsideron se për t’iu bashkuar FSK-së duhet të kesh bindjen për t’i shërbyer gjithmonë atdheut.
Ndryshe interesimi nga ana e gjinisë femërore për t’iu bashkuar forcave ushtarake, duket të jetë shumë i vogël. Femra të uniformuara në FSK janë vetëm 8.24%.
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...