Federata e Futbollit e Kosovës, me rastin e varrimit të presidentit Fadil Vokrri, FALËNDERON:
– Të gjitha institucionet e shtetit, të cilat veç që shpallën ditën e sotme ditë zie, morën në përkujdesje gjithë ceremoninë e varrimit me nderime shtetërore
– Përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s
– Kryetarët dhe përfaqësuesit e Federatave Kombëtare të Futbollit
– KOK-un dhe Përfaqësuesit e Federatave Sportive të Kosovës
– Ambasadat dhe misionet diplomatike
– Të gjithë sportistët
– Të gjithë qytetarët e Kosovës
– Të gjithë qytetarët nga trevat shqiptare dhe mërgata anë e kënd botës
Që morën pjesë në homazhe, mbledhje përkujtimore dhe varrimin e presidentit, si dhe të gjithë ata që në mënyra të ndryshme na ngushëlluan dhe ishin pranë nesh dhe familjes së presidentit Vokrri.
Njëherësh ju kërkojmë falje, të gjithë atyre qytetarëve që për shkak të kohës së kufizuar dhe hapësirës nuk patën mundësi të bëjnë homazhe dhe të jenë në mbledhje përkujtimore.
Po ashtu njoftojmë opinionin se e pamja për presidentin do të zgjasë tri ditë prej ditës së hënë në hotel “Sirius”, prej orës 09.00 deri në orën 18.00.
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore