Ende nuk dihet burimi i drogës që është sekuestruar në Itali. Policia e Shtetit ka reaguar pas sekuestrimit te 2.5 tonëve drogë në brigjet italiane.
Në një njoftim pëmediat, policia deklaron se nuk dihet ende origjina e droges së kapur, por po punohet për të zbardhur çdo detaj.
Njoftimi i plotë
GdF italiane sekuestron 2.5 ton marijuanë, e cila u hodh në det nga trafikantët.
Në datë 9 Qershor 2018, rreth orës 16:25, një avion i Guardia di Finanza të Pulias gjatë kontrollit në hapësirën detare, pikasi një mjet lundrues që lëvizte me shpejtësi në ujërat italiane, në largësi rreth 40 milje nga bregu.
Menjëherë në ndjekje janë vënë 2 mjete lundruese të GdF duke e interceptuar mjetin lundrues të llojit gomone, i cili ishte i ngarkuar dhe lëvizte me shpejtësi.
Ndërkohë partnerët italianë kanë njoftuar Policinë Kufitare në Shqipëri. Disa mjete të Policisë Kufitare dhe të Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë janë vënë në gadishmëri, në pritje të hyrjes së gomones në ujërat territoriale shqiptare.
Por gomonia e ngarkuar, në ndjekje nga GdF ka shtuar shpejtësinë duke hedhur në det ngarkesën.
Më pas ajo i është drejtuar territorit të Malit të Zi, duke u futur në këto ujëra.
Policia malazeze e ka interceptuar gomonen, por pas një ndjekje për rreth 1 orë, ka humbur gjurmët e saj.
Ndërkohë që Guardia di Finanza ka rikuperuar mallin e hedhur në det në ujërat ndërkombëtare në afërsi të ujërave territoriale të Malit të Zi, ku rezultoi 2 ton e 475 kilogramë marijuanë.
Autoritetet policore në 3 shtetet po vijojnë hetimet dhe shkëmbimin e informacionit për zbulimin dhe ndalimin e trafikantëve, por ende nuk ka të dhëna për origjinën e mallit dhe shtetin nga ku mund të jetë nisur gomonia.
15 qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Sot je...
Gërvalla në Kanadë: Duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi pë...
Përplasi për vdekje të moshuarin në Fier, vihet në pranga dr...
A ndikon vërtet ekspozimi në diell në botoks dhe fillerë?
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, thirrje për ndryshim të lig...
Vuçiq: Në OKB pjesën më të madhe të fjalimit e kam për Kosov...