Era Istrefi s’do mund të na bënte më krenarë se kaq këtë verë.
Këngëtarja kosovare shkroi historinë duke u bërë pjesë e këngëz zyrtare të kampionatit botëror të futbollit i cili zhvillohet kësaj rradhe në Rusi.
Në këtë mënyrë, përmes artit dhe talentit të saj, Era u sigura që një copëz Kosovë të jetë e pranishme edhe në Rusi duke kompenzuar mungesën e ekipit të shtetit tonë.
Por, pjesëmarrja e Erës në këtë projekt muzikor duket të mos ketë qenë prania e vetme e Kosovës në klip.
Mund të mos e keni vërejtur por Istrefi është siguruar që një mesazh të koduar ta lë edhe në veshje.
E veshur kaltërt, ngjyrë ari e bardh, identetin kosovar, Era e ka shpërfaqur më së miri përmes këtij detaji – kombinimit në veshje.
Kujtojmë se klipi tashmë ka grumbulluar mbi gjashtë milionë shikime duke u listuar në top 5 të trending në botë.
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...