Google ADS

Mediat e rajonit: Haradinaj deshi ta rrihte një grua në Prizren

19:28 | 10 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, iu desh që për disa çaste të luante rolin e sigurimit, të dielën, në Prizren.
Kjo ndodhi pasi një grua doli në foltore gjatë ceremonisë të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, mori fjalën dhe filloi të rrëfente ngjarje nga jeta e saj.

Kryeministri e kapi për krahut zonjën dhe me forcë provoi ta largonte prej aty. Zonja reagoi duke i thënë atij se nuk mund të sillet me të ashtu.

Ngjarja ka bërë bujë menjëherë edhe në mediat e rajonit. Shumica e portaleve të agjencive serbe dhe rajonale kanë raportuar për të, duke thënë se Haradinaj deshi ta rrihte një grua në Prizren.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme