Polici nga Kosova, Anton Cena ka shpëtuar një djalë të ri sot në plazhin e Tales në Lezhë. Cena përmes një postimi në Facebook ka shkruar se djalin e kishte parë duke u mbytyr në det, menjëherë ka intervenuar dhe më pas ia ka nxjerrë edhe ujin nga stomaku.
“Duke lexu në plazhen e Tales dëgjova që dikush kërkonte ndihmë, hedha shikimin në det dhe pashë një të ri duke u mbytur, vrapova deri te uji dhe hedha në ujë, e tërhoqa buzë detit ja nxorra ujin nga stomaku dhe e barta në ulse, ja qetësova frymarrjen, kontrollova pulsin dhe e drejtova për në spitalin e Lezhes”, sqaron Cena, transmeton Gazeta Express.
Ai ka thënë se shpëtimtari duhet të reagoj me gjakftohtësi, profesionalizëm dhe me shpejtësi që të shpetojë jetë.
“Për të gjithë ata që nuk e zotërojnë mirë notin dhe ata që janë notues të mirë kurrë mos hyni në ujë pa përcjellës edhe mos notoni larg plazhit!Kampioni”, ka përfunduar ai.
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima