Google ADS

Quni për Vokrrin: Shkove kur ende i duheshe aq shumë Kosovës

16:53 | 10 Qershor 2018
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka shprehur dhimbjen e tij për vdekjen e legjendës kosovare të futbollit, Fadil Vokrri.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Quni tha se Vokrri ka bërë aq shumë për Kosovën dhe se ishte heroi modern i Kosovës.

Postimi i plotë:

Sa shumë dua të them e të shkruaj, por asnjë fjalë nuk e ka forcën të shprehi dhimbjen që solli ikja jote, as admirimin e falënderimin për krejt çfarë kishe bëre në këtë jetë.

Nuk po gjej fjalë as që e përshkruan boshllëkun e zbrazëtinë që do të lë ikja jote..

Bëre aq shumë për Kosovën. Kishe shumë plane për të. Shkove kur ende i duheshe aq shumë. Por, duket që njerëzit e mirë kështu e kanë, ikin herët në botën tjetër dhe përjetësohen të bukur në kujtimet tona.

Heronjtë nuk janë vetëm ata që luftojnë me armë.

Ti ishe Heroi modern i Kosovës. I tillë do të mbetesh në mendjen e brezave të tërë.

Prehu në paqe, Fadil.

Lutu nga atje për ne e Kosovën tonë!

A.Q

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme