Google ADS

Macron: Nuk bëhet diplomaci me inate

15:45 | 10 Qershor 2018
A. B.

Diplomacia nuk mund të diktohet nga inati. Ky është mendimi i Presidentit francez Emmanuel Macron, pasi samiti i G7-së në Kanada përfundoi me Donald Trump që nuk firmosi deklaratën e përbashkët për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare.

Në Twittet, presidenti amerikan e cilësoi mikpritësin kanadez Justin Trudeau si “të pandershëm dhe të dobët”.

Zyra e Macron tha se Franca dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian do ta mbështesin komunikatën përfundimtare të G7-së.

“Le të jemi seriozë dhe të denjë për popullin tonë. Ne ndërmarrim angazhime dhe u përmbahemi atyre. Bashkëpunimi ndërkombëtar nuk mund të diktohet nga ndjenjat e zemërimit dhe inatit”, lexohet në deklaratën e Presidencës Franceze, përcjell Telegrafi.

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr firmën e tij nga deklarata e përbashkët e lëshuar në fundin e samitit të G7-s, duke akuzuar Kanadanë për pandershmëri.

Sipas tij, vendet e tjera po vendosnin tarifa masive ndaj Shteteve të Bashkuara.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1005586562959093760?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmacron-nuk-behet-diplomaci-inate%2F

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme