Më poshtë do t’ju sjellim disa eksperimente interesante shkencore, të cilat do t’ju ndihmojnë të krijoni një lidhje të veçantë me fëmijët, e gjithashtu ata do të mësojnë gjëra të mahnitshme rreth shkencës.
1. Tullumbacja zjarrduruese
Ju duhen:Dy tullumbace, një qiri dhe ujë
Eksperimenti: Fillimisht e mbushni me ajër tullumbacen e parë dhe e mbani sipër një qiri për t’ju demonstruar fëmijëve që zjarri bën që tullumbacja të shpërthejë. Pastaj, e mbushni tullumbacen e dytë me ujë dhe e mbani prapë mbi qiri, transmeton Telegrafi.
Në këtë rast do të shihni se tullumbacja do të mund ta durojë nxehtësinë e zjarrit.
Shpjegimi: Uji në tullumbace e absorbon nxehtësinë që lirohet nga qiri, prandaj materiali i tullumbaces nuk nxehet, e as nuk shpërthen.
2. Truku me lapsa
Ju duhen: Një qese polietileni, disa lapsa dhe ujë
Eksperimenti: Mbusheni gjysmën e qeses së polietilenit me ujë dhe me lapsa shponi vendet e mbushura me ujë.
Shpjegimi: Nëse e shponi qesen me lapsa dhe pastaj e mbushni atë me ujë, uji do të rrjedhë nga vrimat që i keni krijuar. Por, nëse në fillim e mbushni me ujë dhe pastaj e shponi qesen me lapsa, uji nuk do të rrjedhë aspak.
Ky është rezultat i faktit që kur polietileni thyhet, molekulat e veta afrohen së bashku. Në këtë rast, polietileni ngushtohet përreth lapsave.
3. Veza lundruese
Ju duhen: Dy vezë, dy gota ujë, pak kripë
Eksperimenti: Me kujdes e vendosni një vezë në një gotë të mbushur me ujë dhe do të shihni që veza do të fundoset në thellësinë e gotës. Pastaj, derdhni pak ujë të nxehtë në gotën e dytë dhe hidhni 4-5 lugë gjelle të mbushur me kripë në të.
Ky truk do të funksionoj më mirë nëse pritni derisa të ftohet uji. Pastaj, pasi të jetë ftohur uji e vendosni vezën e dytë. Do të shihni që në gotën e dytë, veza do të lundroj mbi sipërfaqe në vend se të fundoset në thellësi të gotës.
Shpjegimi: Çelësi këtu është se densiteti i molekulave që i bën veza dhe uji. Densiteti mesatar i një veze është shumë më i madh se ai i ujit, prandaj uji e fundos atë. Mirëpo, densiteti i ujit me kripë është shumë më i lartë se i vezës, prandaj veza nuk fundoset.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?