Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka folur fjalë të mëdha për tashmë të ndjerin, Fadil Vokrri.
Në mbledhjen komemorative të organizuar nga Kuvendi i Kosovës për nder të tij, Duka tha se Fadili ka dhënë një kontribut të madh për njohjen e Kosovës në familjen evropiane dhe botërore, shkruan arbresh.info.
Sipas Dukës, Fadili është futbollisti më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, figura e të cilit i ka kaluar kufijtë e trevave shqiptare.
“Ai ka kontribuar shumë në njohjen e Kosovës në familjen evropiane dhe botërore, ai ishte një mik i mirë dhe për këtë e vlerësoj shumë. Fadili ishte i vërtetë, e thoshte të vërtetën dhe e shihte të vërtetën. Ishte një burrë i vërtetë dhe më vjen keq që ne sot duhet të ndahemi nga ky njeri i vlerave të kombit shqiptar. Me krenari gjithmonë do ta them që jam mik i Fadil Vokrrit”, ka thënë Duka./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...