Integrimi i pakos SpaceX Performance, do t’i japë shpejtësi enorme
Elon Muska ka bërë të ditur se gjenerata e dytë e Roadster, do të ofrohet me pakon opcionale SpaceX Performante, që do t’i rrisë edhe më shumë perfomancën e kësaj makine elektrike, transmeton Telegrafi.
E njëjta pako që do të integrohet edhe në Semi, pritet të shfaq forcën dhe të tejkalojë shpejtësinë e makinave me naftë dhe benzinë. Gjatë një postimi në llogarinë e rrjetit social, Musk ka thënë se pavarësisht kësaj pakoje, Roadster i ri do të jetë i fortë dhe i fuqishëm, si dhe super i përditësuar.
Integrimi i SpaceX do t’ia mundësojë që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë t’i zë për 1.9-sekonda, teksa mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 400 kilometrave në orë.
Bateria me 200 kWh që mbushet nga tre motorë, i mundëson që të kalojë 997 kilometra pa ndërprerje. Me këto ndryshime, Roadster shumë lehtë mund të hyjë në territorin e hiper-makinave.
Në anën tjetër, nuk bëhen të ditura detajet, apo edhe nëse është duke u punuar në ndonjë prototip. Fotografitë e postuara në Reddit, e shfaqin këtë Tesla pa pjesën e brendshme, që lënë të kuptohet se është një makinë vetëm për prezantim. /Telegrafi/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të