Gjiganti Microsoft ka dërguar falas përditësimet e sistemit të ri operativ Windowss 10 tek miliona përdorues të sistemeve Windows 7, 8, dhe 8.1. Shifrat aktuale nga ‘StatCounter’ zbulojnë që Windows 10 tani ka 3.55% të tregut.
Shumica nga përditësimet vijnë nga platforma Windows 8.1, që ka rënë nga 16.4% në 14.9%, një rënie prej 1.5%, shkruan arbresh.info. Ndërkohë, edhe platforma Windows 8 ka rënë për 1.4%.
Përdoruesit e platformës Windows 7 duket të jenë më besnik ndaj këtij sistemi operativ, pasi që vetëm 0.6% kanë kaluar në sistemin e ri operativ. Sidoqoftë, Windows 7 vazhdon të mbetet sistemi operativ dominues për Desktop me gjithsej 53.8% të të gjithë përdoruese që duket të jenë ende të kënaqur me këtë platformë.
Microsoft nuk ka konfirmuar ende shifrat e shkarkimeve, por dëshiron që Windows 10 të jetë pjesë e miliarda pajisjeve deri në fund të vitit 2016./arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...