Google ADS

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk morri pjese ne konferencën për media në Prizren

12:33 | 10 Qershor 2018
V. S.

Ndonëse ishte paralajmëruar që  në konferencën për media në nderim të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit të merrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ai nuk morri pjesë.

Në vende të tij, mediave ju drejtua Jahja Lluka këshilltari politike i Kryeministrit . Ai tha së Kryeministri për shkak të akademisë përkujtimore për legjendën Fadil Vokrri, nuk ka mundur të marrë pjesë.

Ndërsa shtoj së janë përgatitur mjaftë shumë për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

“Mungesa e Presidentit të Kosovës ka qenë sepse ai ka pasur më udhëtua në Kanada. flamurët  e Shqipërisë janë flamurë të kombit Shqiptarë. Në bashkërendim më kuvendin Komunal ne kemi ndihmua dhe organizua edhe disa aktivitete në Komune nen e Prizrenit më këtë ditë. Jemi në bashkëpunim të ngushte më Komunën e Prizrenit për këto ditë historike  të vendit. Ne jemi përgatitu mjaftë shumë për këtë  datë. Janë anuluar disa aktivitete më raste të vdekjes së legjendës |Fadil Vokrri, janë anuluar finalja e hendbollit dhe koncerti i ansamblit Shota dhe nuk ka pasur kuptim të mbajmë koncert”.

Për nder të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, gjatë ditës do të mbahen edhe disa aktivitete të tjera./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme