Sot po mbahet 140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit. Për nderë të kësaj dite deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë organizuar një seancë solemne në Prizren, shkruan arbresh.info
Në këtë seancë solemne po merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Ai në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve ka thënë se tani është koha më e bekuar për shtetet tona dhe gjeneratat e reja shqiptare.
“Tani jemi të bekuar me kohën më të mirë shtetet tona për gjeneratat tona, jemi të vetëdijshëm në drejtimin që duam të shkojmë dhe si të arrijmë atë. Po e lëmë pas periudhat kritike dhe po ecim përpara”, ka thënë ai,
“Duhet të jemi të vetëdijshëm që nuk duhet t’iu lëmë gjeneratave të ardhshme probleme. Duhet të punojmë së bashku sepse vetëm të bashkuar mund të arrijmë përpara”.
Xhaferi ka uruar që përvjetorët e tilla si Lidhja e Prizrenit të mos harrohen kurrë.
“Uroj që datat e tilla kurrë të mos harrohen gjithmonë të çmohen e respektohen. Lavdi të gjithë atyre që kontribuuan që të jemi së bashku në këtë ditë”, përfundoi ai./Arbresh.info
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...