Google ADS

Meta: Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosovës nuk ndahen nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit

10:54 | 10 Qershor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 1912 dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008 nuk ndahen asnjë çast nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit .

Këtë deklaratë, Meta e bëri gjatë seancës solemne të Kuvendit të Kosovës në Prizren, me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, përcjell arbresh.info.

Sipas tij, Lidhja Shqiptare e Prizreni nuk jetoi gjatë por ajo lartësoi vlerat e shquara të identitetit kombëtar shqiptar.

“Shpallja e pavarësisë në Vlorë në 1912 shpallja e pavarësisë së shtetit të Kosovës nuk ndahen asnjë çast nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe aspiratat e saj për të lartësuar aspiratat e shqiptarëve. Ajo është edhe sot një vepër e gjallë frymëzuese për të gjithë ne dhe për të gjitha kohërat”, ka thënë Meta./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme