Ndryshimet klimatike rrezikojnë të shkatërrojnë njerëzimin, thotë Papa

10:08 | 10 Qershor 2018
Arbresh.info
Papa Françesku ka paralajmëruar se ndryshimet klimatike po rrezikojnë shkatërrimin e njerëzimit.

Këtë shqetësim Papa e ngriti gjatë një simpoziumi me sipërmarrës të lartë të naftës mbajtur në Akademinë Papnore të Shkencës në Vatikan.

Ai  u bëri thirrje udhëheqësve të energjisë që të ndihmojnë botën për të prodhuar energji alternative të pastër për të shmangur katastrofën.

“Qytetërimi kërkon energji, por përdorimi i energjisë nuk duhet të shkatërrojë qytetërimin”, tha Papa.

Ndryshimi i klimës ishte një sfidë e “përmasave epokale”, tha ai, duke shtuar se bota ka nevojë për një energji që të luftojë ndotjen, eliminojë varfërinë dhe të nxitë drejtësinë shoqërore.

“Unë ju inkurajoj duke treguar aftësitë tuaja për inovacion për të përmirësuar jetën e shumë njerëzve. Me kreativitetin tuaj dhe ekspertizën profesionale ju do ti përdorini ato aftësi në shërbim të dy nevojave të mëdha, kujdesi ndaj të varfërve dhe mjedisit”, tha Papa Françesku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme