Ish-ministri i Punës dhe pensioneve në Britani, Iain Duncan Smith ka kërkuar që negociatorët e vendit për çështjen e Brexit të marrin një “guxim serioz” dhe të tërheqin faturën prej 40 miliardë paund jashtë tryezës së bisedimeve me BE-në, deri në momentin që vendet e bllokut të ndalojnë ngacmimet ndaj Mbretërisë së Bashkuar.
Iain Duncan Smith tha se britanikët ishin të ngopur me qeverinë, duke mos shfrytëzuar ndikimin e vet, pas një serie koncesionesh për BE. Përfaqësuesi kryesor i Brexit i tha Julia Hartley-Breëer se Britania mund ta shtypte Bashkimin Evropian për të arritur qëllimet e veta nëse do të kishte nevojë për të.
Smith dha mbështetjen e tij të plotë ndaj ministrit për Brexit, David Davis dhe kërkoi një qëndrim më agresiv dhe të ashpër në bisedimet me homologun e tij, Michel Barnier. Gjithë kjo lëvizje vjen pasi një regjistrim i zbuluar nga Boris Johnson zbuloi se Ministri i Jashtëm donte që kryeministrja May të ishte “më luftarake” në bisedimet e Brexit.
Duke folur në talkRadio, ish udhëheqësi i Tory tha: “Problemi është se shërbimi civil ka një kontroll mbi negociatat e Brexit dhe ata janë në dëshpërim duke kërkuar një marrëveshje me çdo çmim”.
“Një marrëveshje me çdo çmim nuk është një marrëveshje. Është koha që ne të njohim se jemi ekonomia e pestë më e madhe në botë. Ne jemi partneri më i madh tregtar i BE-së, kemi një ndikim. Plus, ne kemi vënë 40 miliardë paund në tavolinë për të zgjidhur llogaritë që thonë se kemi borxhe dhe unë nuk pajtohem plotësisht me këtë. Ne duhet ta tërheqim shumën e premtuar jashtë tryezës dhe të themi nëse vazhdoni të flisni rreth nesh, ne nuk bëjmë asnjë marrëveshje”, theksoi Smith.
“Ky është një moment kur ne duhet të kemi guximin të themi se ne kemi bërë mjaftueshëm për këtë”, nënvizoi ai.
Këto vërejtje i bëjnë jehonë vërejtjeve kontroverse të Z. Johnson, që kritikuan qasjen aktuale të qeverisë ndaj bisedimeve të Brexit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...