Femrat ndahen edhe nga meshkujt që duan

00:47 | 10 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Ekzistojnë disa arsye, për të cilat femrat i lënë partnerët e tyre, edhe pse vazhdojnë akoma t’i duan. Nëse ke arritur në një pikë të marrëdhënies tënde ku nuk e di se çfarë të bësh, të qëndrosh apo të largohesh, këshillohu me listën e mëposhtme të arsyeve se pse femrat vendosin të largohen.

Nuk ke më asgjë të përbashkët.

Në fillim të marrëdhënies gjithçka të duket e re tek personi tjetër, por me forcimin e lidhjes, çdokush kërkon të gjejë gjëra të përbashkëta tek ai/ajo që ka në krahë. Kërkon të njohësh historitë e shkuara të atij personi në mënyrë që historitë e së ardhmes t’i ndërtoni bashkë. Por kur sheh se nuk ke asgjë të përbashkët me të, edhe interesi për ta takuar apo për ta parë fillon të zbehet.

Nuk “flet”.

Në një lidhje, komunikimi është çelësi i mbijetesës së saj. Kjo gjë nuk nënkupton vetëm pyetjet e tipit: “Si të shkoi puna?”, por edhe bisedat lidhur me ndjenjat që keni të dy. Nëse ajo që ke për të thënë është e mirë apo e keqe, sërish mezi pret që partneri yt të të kuptojë. Kur kjo gjë nuk ndodh dhe bisedat tuaja pakësohen, po ashtu ndodh edhe me ndjenjat që keni për njëri-tjetrin.

Partneri yt është bërë tepër egoist.

Nuk mund të konsiderohet egoizëm, nëse mendon t’i japësh prioritet vetes në disa situata. Kjo gjë është totalisht realizëm, Çdokush do të donte të ishte i lumtur. Por ndonjëherë, unë mendoj se këtë gjë ne e çojmë në ekstrem. Nëse je person bujar, duhet të tregosh edhe vëmendje ndaj të tjerëve, pasi ata mund të përfitojnë prej teje. Kjo gjë i bën të tjerët të quhen egoistë, përfitimi ndaj mirësisë së të tjerëve për interesat e veta.

Nuk e di se cila është e vërteta.

Nëse dikush të gënjen një herë, me shumë mundësi ka për ta bërë sërish dhe kjo gjë nuk është tepër e këndshme për t’u kaluar. Shumë shpejt do e gjesh veten duke dyshuar lidhur me vërtetësinë e fjalëve që të thotë partneri yt, shkruan bota.al. Pastaj mendon se sa e ndershme je treguar vetë dhe duke parë ndryshimet midis të dyve, zgjedh të largohesh, pasi sinqeriteti është baza e një lidhjeje.

Përballesh me femra të tjera.

Kjo është thjesht e tmerrshme. Sinqerisht, nëse partneri yt po të krahason me femra të tjera, qofshin këto femra të rastësishme në rrugë, shoqe në shkollë, apo më keq akoma, me ish të dashurën e tij, atëherë ai është thjesht një budalla që nuk di të të vlerësojë dhe bën mirë të largohesh prej tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme