Seferi dorëzon meçin përballë Furyt

00:18 | 10 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Boksieri shqiptar, Sefer Seferi ka përballuar katër raunde ndaj ish-kampionit të botës në boks, Tyson Fury.

Meçi i zhvilluar në Mançester të Anglisë, ku mijëra tifozë ishin për të përkrahur britanikun ka përfunduar pas raundit të katërt, shkruan albinfo.ch.

Seferi nuk ka mundur të zhvillojë më meçin, duke e dorëzuar. Në katër raundet e zhvilluar, britaniku ka qenë më i mirë, derisa boksieri shqiptar u mundonte të mbrohej më shumë.

Fury fiton në ndeshjen 26-të në karrierë, pa asnjë humbje, ndërsa Seferi pëson humbjen e dytë në karrierën e tij. Ky ishte meçi më i rëndësishëm në karrierën e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme