Ambasada e Kosovës në Podgoricë ul flamurin në gjysmështizë për Vokrrin

23:58 | 9 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mal të Zi ka ulur flamurin shtetëror në gjysmështizë për të nderuar figurën e Fadil Vokrrit.

Koha.net ka siguruar një fotografi ku shihet flamuri shtetëror i Kosovës i ulur në gjysmështizë para ndërtesës së Ambasadës në Podgoricë.

Për vdekjen e Vokrrit kanë raportuar edhe mediat në Mal të Zi, të cilat kanë dhënë edhe biografi për karrierën e tij si futbollist profesionist.

Vokrri vdiq sot në mëngjes derisa po ushtronte në palestër. Ai ishte 57 vjeçar, ndërsa pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë./koha.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme