Gazeta greke “Ta Nea” shkruan se në qeverinë e Zaevit ka ndasi, dhe se minsitri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov luan lojë personale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas gazetës, qeveria greke është në pritje të telefonatës nga Zaevi, për të përmbyllur gjithçka dhe për t’u realizuar takimi përfundimtar në Prespë.
Mirëpo, ngecja, sipas gazetës, ndodh për shkak se Dimitrov vazhdon të bllokojë procesin sepse ka mospajtime në lidhje me marrëveshjen.
Madje, “Ta Nea” shkruan se për këtë shkak, komunikimi Zaev-Tsipras është shtyrë për javën që vjen, duke shtuar se takimi Zaev-Tsipras do të realizohet vetëm nëse tejkalohet kjo pengesë e Dimitrovit, që më pastaj më 25 qershor marrëveshja te del para Kuvendit të Maqedonisë./Telegrafi/
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur