Google ADS

Ministria e Punëve të Jashtme: Fadil Vokrri la gjurmë të pashlyra

19:36 | 9 Qershor 2018
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Jashtme e ka pranuar me shqetësim të thellë dhe tronditje të rëndë lajmin trishtues për humbjen e Presidentit të Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës dhe ish-futbollistit të dalluar, Fadil Vokrri.

MPJ vlerëson se Vokrri jo vetëm që la gjurmë të pashlyera historike në profesionin dhe të arriturat si sportist i dalluar, por ai me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij u shndërrua në forcë kryesore shtytëse për zhvillimin e futbollit në nivel kombëtar dhe avancimin ndërkombëtarë nëpërmjet anëtarësimit të vendit tonë në FIFA dhe UEFA.

MPJ do të kujtojë gjithherë rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm që Vokrri i dha vendit nëpërmjet diplomacisë së sportit, duke e forcuar subjektivitetin ndërkombëtarë të Kosovës dhe duke e promovuar shtetin e ri gjithandej nëpër botë.

Ministria e Punëve të Jashtme i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të të afërmve të tij në këto momente të vështira, thuhet në njoftimin e MPJ.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme