Xherdan Shaqiri insiston se ai është i fokusuar në Kampionatin Botëror pas spekulime rreth të ardhmes së tij.
Reprezentuesi i Zvicrës ka të vendosur një klauzolë të vogël të blerjes te Stoke City pasi ish anësori i Bayern Munichut është në dispozicion për vetëm 12 milionë euro pas dëbimit të “Potters” sezonin kaluar nga Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Jurgen Klopp është në merkato për të përforcuar linjën frontale në mënyrë që të ketë zëvendësues të Mohamed Salahs, Sadio Manes dhe Roberto Firminos, dhe Shaqiri përfaqëson një opsion që tashmë posedon eksperiencë në Premierë Ligë.I pyetur rreth asaj që mendon për stadiumin ikonik të Liverpoolit, Shaqiri shpërtheu në gaz para se të përgjigjej: “Stadiumi Anfield është i mrekullueshëm sigurisht. Pse jeni duke folur për Liverpoolin?
I pyetur sërish për të ardhmen e tij, 26-vjeçari shtoi: “Nuk mund t’iu tregoj aktualisht asgjë. Mendoj që agjenti im është duke u kujdesur për të ardhmen. Jam i fokusuar në skuadrën kombëtare tani”
Zvicra është pjesë e Grupit E në Kampionatin Botëror së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Costa Rican.
Liverpooli tashmë ka nënshkruar me Fabinhon nga Monaco dhe është afër marrëveshjes 52 milionëshe me mesfushorin e Lyonit – Nabil Fekir./arbresh.info/
https://twitter.com/AndreasBoeni/status/1005479847311958016
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...