Google ADS

Real Madridi me trajner të ri para Kampionatit Botëror?

18:18 | 9 Qershor 2018
Arbresh Info

Real Madridi është duke kërkuar për zëvendësuesin e Zinedine Zidanes para fillimit të Kampionatit Botëror.

Legjenda e klubit, Zinedine Zidane tronditi botën e futbollit kur papritmas njoftoi se do t’i jap fund kohës së tij si trajner në klub pavarësisht se fitoi tri herë radhazi trofeun në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Siç raporton gazeta spanjolle ‘AS’, Madridi dëshiron të gjej një trajner të ri para fillimit të turneut në Rusi.

Gazeta e lartpërmendur shton se situata menaxheriale është duke pasur ndikim në vendimet strategjike në klub, veçanërisht në arritjet dhe largimet e lojtarëve.

Trajneri Tite i Brazilit është kandidati i fundit që ka filluar të përmendën për karrigen e nxehtë në Bernabeu.

Kalimi në Madrid i Tites, i cili ka kontratë ne kombëtaren braziliane deri pas përfundimit të Kampionatit Botëror, mund të jetë një mënyrë për të joshur Neymarin për transferim në Real./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme