Google ADS

Fadil Vokrri kishte ftesë për të marrë pjesë në hapje të Botërorit në Rusi

17:30 | 9 Qershor 2018
Arbresh.info

Fadil Vokrri e kishte planifikuar që nesër të nisej për në Rusi.

Ish-presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit ishte bërë gati me çdo gjë që të nisej për në Rusi ku ishte i ftuar në hapjen e Kampionatit Botëror.

Vokrri kishte ftesë të veçantë nga presidenti i UEFA-s, për të qenë i pranishëm në hapjen e këtij evenimenti.

Miq te afërm të Vokrrit kanë treguar se ai mezi po e priste të merrte pjesë në hapjen e Botërorit. Por, ai u tradhtua nga zemra e tij, në ditën kur ai duhej të merrte këtë rrugë, ajo e dërgoi në një rrugë tjetër pa kthim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme