Mohamed Salah ka insistuar se ai do të jetë i gatshëm për të startuar për Egjiptin në Kampionatin Botëror të premten e ardhshme.
Ylli i Liverpoolit, i cili u lëndua në shpatull gjatë finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, ka hequr shqetësimin kur njoftoi për gjendjen e tij gjatë një eventi të mbajtur nga presidenti i Egjiptit, Abel Fattah el-Sisi, transmeton portali arbresh.info.
“Ju premtoj, unë do të jap më të mirën për të qenë i gatshëm për Kampionatin Botëror dhe për të arritur ëndrrën egjiptiane”, ka thënë sulmuesi duke iu adresuar El-Sisit.
“Tani ndihem shumë më mirë dhe do të jem i gatshëm për të luajtur kundër Uruguait”
“Nuk do të dorëzohem asnjëherë në ëndrrën tonë. Ju premtoj se do të jap më të mirën për njerëzit tanë”
Pas ndeshjes në Grupin A kundër Luis Suarezit dhe bashkëlojtarëve të tij, Egjipti do të përballet me Rusinë më 19 qershor para ndeshjes së fundit në kuadër të grupeve kundër Arabisë Saudite më 25 qershor./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...