Grupi informatikë amerikan ”Microsoft” tha se sistemi i ri i operimit Windows 10 do të dalë këtë verë në 190 shtete dhe do të jetë i disponueshëm në 111 gjuhë.
Grupi informatikë amerikan ”Microsoft” tha se sistemi i ri i operimit Windows 10 do të dalë këtë verë në 190 shtete dhe do të jetë i disponueshëm në 111 gjuhë.
”Vazhdojmë të bëjmë progres të madh dhe ndajmë me ju sot lajmin se ‘Windows 10′ do të jetë i disponueshëm në 190 shtete dhe 111 gjuhë”, tha zëvendëspresidenti i ”Microsoft”-it, Terry Myerson duke theksuar se është krijuar për disa lloje pajisjesh si: PC, Smartphone dhe pajisje që funksionojnë me anë të internetit.
“Data e saktë e lansimit nuk është bërë ende e ditur, por kompania është e përkushtuar që lansimi i sistemit operativ të jetë deri në mesin e këtij viti”, tha Terry Myerson gjatë fjalimit të tij në samitin e (WinHEC), këtë të martë në Shenzhen të Kinës.
Grupi amerikan po bashkëpunon edhe me Xiaomi-në për të eksperimentuar Windows 10-ën.
Ai gjithashtu bëri të ditur partneritetin me kompanitë ”Lenovo”, ”Tencent” dhe “Qihu 360”, për të ndihmuar klientët në Kinë që të kalonin në sistemin Windows 10.
”Microsoft-i” theksoi se sistemi i ardhshëm i operimit do të ofrojë mundësinë e lidhjes pa fjalëkalim duke përdorur metoda teknologjike biometrike si njohja me anë të fytyrës. /arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=1AsoSnOmhvU&t=120
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...