Google ADS

Izmir Smajlaj shpallet kampion i Evropës

16:39 | 9 Qershor 2018
Arbresh.info

Atleti shkodran Izmir Smajlaj është shpallur kampion Europe për vendet e vogla, në një kompeticion ku morën pjesë 18 shtete.

Smajlaj kërceu 7.90 metër, në provën më të mirë, ndërsa humbi rekordin 8.20 metër, për një faull milimetrik në kërcim., shkruan Top Channel.

Kompeticioni u zhvillua në Azerbajxhan, ndërsa ky është një tjetër triumf për sportistin shkodran, pasi u shpall kampion Europe në Serbi, vitin e kaluar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme