Ndarja e papritur nga jeta e Fadil Vokrrit ka prekur yllin e Kosovës, Bersant Celinan.
21-vjeçari, i cili nuk ishte i përfshirë në miqësoren e fundit të Kosovës kundër Shqipërisë, është duke shkëlqyer te skuadra në Championship, shkruan portali arbresh.info.
“Ngushëllime futbolldashësve dhe familjareve. U prefsh në paqe shef”, ka shkruar sulmuesi i Ipswichit.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ndërroi jetë mëngjesin e sotëm (e shtunë) pas një sulmi në zemër që nuk arriti t’i mbijetojë.
I huazuar nga kampioni i Premierë Ligës – Manchester City, Bersant Celina ka realizuar tetë gola brenda 36 paraqitjeve për skuadrën e Ipswichit./arbresh.info/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë