Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur të trishtë lajmin për vdekjen e Kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Sipas Haradinaj, Vokrri tërë jetën e tij e shkriu që t’i japë emër atdheut të cilin e deshti shumë dhe i qëndroi besnikë deri në frymën e fundit.
“I trishtë lajmi për vdekjen e hershme të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, i cili tërë jetën e shkriu, që t’i japë emër atdheut të tij, të cilin aq shumë e deshti dhe i qëndroi besnik deri në frymën e fundit”, ka shkruar Haradinaj, përcjell arbresh.info.
Tutje ai ka shprehur ngushëllime familjes Vokrri, FFK-së, gjithë sportistëve dhe gjithë Kosovës.
Postimi i plotë:
I trishtë lajmi për vdekjen e hershme të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, i cili tërë jetën e shkriu, që t’i japë emër atdheut të tij, të cilin aq shumë e deshti dhe i qëndroi besnik deri në frymën e fundit.
Fadili ishte motivues i madh yni që na dha zemër për të dalë fitues nga të gjitha betejat!
Fadili kurdoherë ishte figura qendrore në fushën e blertë duke u sjellë bashkëqytetarëve buzëqeshje e gëzim edhe në kohërat më të rënda, kur pesha e dhunës peshonte mbi ta.
Ai u bë frymëzim për shumë breza sportistësh të Kosovës dhe ikonë e futbollit, jo vetëm në Kosovë, që nga vitet ’80, duke e fituar betejën e fundit, anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Dritë të pastë shpirti, Fadil!
Ngushëllime familjes Vokrri, FFK-së dhe të gjithë sportistëve.
Ngushëllime Kosovë!
RH
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...