Mohamed Salah ka qenë njëri nga lojtarët më të përfolur pas finales së Ligës së Kampionëve.
Ylli i Liverpoolit u lëndua gjatë një dueli me Sergio Ramos dhe u detyrua të largohet nga ndeshje qysh në pjesën e parë.
Salah u largua nga fusha me lot në sy dhe pamja e tij preku shumë tifozë të futbollit.
Egjiptiani ka folur për Marcan, duke e cilësuar lëndimin në finalen e madhe të Kievit si momentin më të keq në karrierën e tij.
“Lëndimi në finale ishte momenti më i keq në karrierën time”, tha Salah.
“Në atë moment u shkatërrova pasi mendova se e humba Kampionatin Botëror. Ishte trishtuese për mua”, u shpreh egjiptiani.
I gjithë Egjipti shpresat i kanë tek Salah që do të jetë gati.
“Për ne që të kualifikohemi në Kupën e Botës ishte e jashtëzakonshme, e njëjtë sikur që Spanja fitoi në 2010”, përfundoi egjiptiani.
Kombëtarja e Egjiptit bën pjesë në Grupin A së bashku me Rusinë, Uruguain dhe Arabinë Saudite.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...