Policia e Kosovës në fillim të muajit maj ka filluar patrullimet me skuterë me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe rritjes së sigurisë së përgjithshme.
Sipas Policisë së Kosovës ky patrullim besohet të jetë më efikas, përveç aspektit parandalues, do të jetë edhe më praktik edhe në arritjen për kohë më të shkurtër aty ku kërkohet intervenimi policor.
Këtë për Arbresh.info e thotë edhe Udhëheqësi i Komunikacionit për kryeqytet, Qamil Behrami i cili ka thënë se kjo mënyrë po tregon shumë sukses dhe se qytetarët janë duke e pritur shumë mirë këtë lloj patrullimi.
Ai ka treguar arsyet se pse kjo mënyrë e patrullimit është më efektive dhe se sa do të zgjasë patrullimi.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1814297318635352/
Ndërsa sa i përket aksidenteve, bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës nga janari deri në maj të këtij viti janë shënuar 5745 aksidente krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ku janë shënuar 6582 aksidente me ç‘rast vërehet një rënie e aksidenteve për këtë pesë mujor të 2018-ës.
35 aksidente me fatalitet janë shënuar këtë 5 mujor të këtij viti krahasuar më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ku ka qenë një aksident me fatalitet më shumë, numri i personave të vdekur është 42 për këtë periudhë dhe vërehet një rritje, pasi që në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kjo shifër ka qenë më e ulët me 39 persona të vdekur, aksidente me lëndime nga janari deri në maj për këtë vit kanë qenë 2276 ndërsa për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë 2269.
Ndërsa vërehet një ulje e personave të lënduar nga aksidentet për këtë periudhë, ku gjatë këtij pesë mujori kanë qenë 4544 persona të lënduar ndërsa për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar 4557, 3434 aksidente me dëme janë shënuar nga janari deri në maj, shifër e cila ka qenë më e lartë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar me 4277.
155,360 tiketa janë shqiptuar gjatë këtij 5 mujori, krahasuar me periudhën e njëjtë për vitin 2017 që janë shqiptuar 153110.
Me poshtë gjeni edhe statistikat e aksidenteve dhe gjobave për pesë mujorin e vitit 2018 dhe 2017:
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...