Marku e fiton edhe “luftën” e deklaratave: Të tillë si serbi i rrah tre për një herë!

00:09 | 9 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Kampioni shqiptar në kikboks, që tash po demolon gjithçka edhe në artet e përziera marciale (MMA), Florian Marku, ka deklaruar pas fitores në Tiranë në duelin ndaj serbit Sladan Dragishiq, se do të kërkojë majën e botës në artet e përziera marciale.

Marku nën një atmosferë të paharruar në sallën e sporteve ‘Asllan Rusi’ mundi me shumë lehtësi garuesin serb, duke e hedhur në tokë që në raundin e parë.

“Nuk kam konkurrent, tri kundërshtarë të tillë mund t’i rrah në ring për një moment. Dua kundërshtarë më të denjë”, ka deklaruar Marku.

Tash është radha që të shkojmë në majat e arteve marciale. Do të shkoj deri në UFC dhe aty do ta çoj këtë flamur. Faleminderit të gjithëve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme