Google ADS

Një person humb jetën pranë liqenit në Tiranë

23:33 | 8 Qershor 2018
Arbresh.info

Një person është gjetur i pajetë këtë të premte në Tiranë.

Viktima, identiteti i të cilit momentalisht nuk dihet, është gjetur në një stol pranë digës së Liqenit Artificial.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe ambulanca.

Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme