Burri vrau nënën e gjashtë fëmijëve, sherri mes tyre ishte për gjendjen ekonomike

22:59 | 8 Qershor 2018
Arbresh.info

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta më parë në Durrës, ku Çlirim Shaholli ka lënë të vrarë bashkëshorten e tij, Adriana.

“Panorama” raporton se 42-veçari e ka pranuar krimin duke u shprehur se në gjaknxehtësi e sipër e ka shtyrë dhe koka i ka rënë në dysheme.

Çifti me origjinë nga Korça ishin prindër të 6 fëmijëve, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Mësohet se ata kanë pasur konflikte të herëpashershme dhe se gjendja e tyre ekonomike ishte tejet e varfër.

40-vjeçarja ishte e vetmja që punonte në shtëpi, ndërsa autori i krimit ishte i papunë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme