Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët”, këtë javë ka udhëtuar në fshatin Malvilëz.
Një fshat i largët i Tiranës. Largësia shtohet edhe më tepër në kushtet e kësaj rruge.Fshati shtrihet në këtë luginë rrëzë Malit, aty banorët merren me bujqësi, por askujt nuk i mjaftojnë të ardhurat që sigurojnë nga toka.
Elvis Naçi, ka shkuar vetë për të takuar dhe parë nga afër familjen e Kujtim Elqenit.Kujtimi dhe Shqipja, janë prindërit e 5 fëmijëve, 3 djemve dhe dy vajzave. Njëri nga djemtë, Asllani ka lindur me anomali. Asllani nuk ka një fëmijeri si gjithë të tjerët, ai është 14 vjeç, peshon vetëm 14 kg dhe ka organizmin dhe pamjen e një foshnjeje. Edhe gjatë verës, Asllani ka ftohtë sepse ka mungesë gjaku.
Të pesë anëtarët e familjes jetojnë në këtë shtëpi, me mure te çara, me një tavan e cati që rëndon mbi trarët e vjetër dhe që nga dita në ditë rrezikon tu shembet dhe t’i zërë brenda. Ata tremben shumë, gjatë natës e ditës, por më shumë i tremben ndonjë tërmeti i cili do të ishte fatal për ta. Ky është Marlindi 10 vjeç, ndërsa kjo është Eliza 8 vjeçe, ajo ka kryer një operacion në zemër ku ka qëndruar për tre muaj në Spital, sot është më mirë, por sërish mbetet e brishtë.
Barra më e rëndë bie mbi Kujtimin dhe Shqipen, të cilët, më dy fëmijë të sëmurë, dhe me një shtëpi që rrezikon të shembet nga momenti në moment, e ata nuk kanë asnjë mundësi për ta rregulluar apo për të ndërtuar një shtëpi të re.
https://www.youtube.com/watch?v=ti6_PuSh1EE
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti takon Kammerin, shprehet gatishmëri për mbështetje të ...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...