Ramush Haradinaj shtron iftar, prezent edhe Hashim Thaçi

21:17 | 8 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shtruar iftar në Prishtinë për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës. Pjesë e iftarit ishte edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Pata kënaqësinë të shtroj iftar për përfaqësuesit e nderuar të Bashkësisë Islame të Kosovës.Muaji i Shenjtë i Ramazanit, agjërimi, lutjet dhe devotshmëria ndaj Krijuesit të na shërbejnë në thellimin dhe forcimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë ndërmjet të gjithë neve.

Durimi dhe fuqia shpirtërore, që e karakterizojnë agjërimin, të na motivojnë për të qenë të bashkuar në rrugën tonë, si shoqëri tolerante dhe shtet i fortë, të gatshëm dhe të aftë që të kalojmë sfidat që na dalin përpara.

Të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, ju dëshiroj agjërim të lehtë edhe përgjatë ditëve të mbetura të këtij muaji të shenjtë të Ramazanit” shkruan Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme