Të gjithë e dimë se një tradhëtar është një person i parritur dhe lëndues.
E dimë gjithashtu, se duhet t’i qëndrojmë larg. Por ato kanë një aftësi të çuditshme për t’i sjellë njerëzit përsëri aty ku duan.Tradhëtarët kanë karakter manipulues.
Ato mund të të bindin për gjëra, të cilat ti e di që nuk duhet t’i besosh. Tradhëtarët dhe mashtruesit janë njerëz thellësisht të trashë – por që kanë fuqinë t’ia u hedhin. Mos i lejo.
Ja 8 gjëra që ky lloj personi do t’ju thotë:
1. Mund të përmirësohem. Të premtoj. Gjithçka do të jetë ndryshe. Gënjeshtër! Klasike, madje!
2. Ishte thjesht seks. Nuk kam asnjë ndjenjë për to, por vetëm për ty. Një partner që sakrifikon një lidhje për një aventurë seksuale, do të thotë që nuk e vlerëson lidhjen e tij. Ideja e tyre se gjoja dashuria dhe seksi janë gjëra të ndryshme dhe të ndara, tregon thjesht papjekuri dhe një karakter të paqëndrueshëm.
3. Mos më kryqëzo gjithë jetën prej një çasti dobësie. Këtu nuk kemi të bëjmë me dobësi por me një person të dobët në mënyrë konstante.
4. Nuk e kam vetëm unë fajin. Ti punon gjatë gjithë kohës. Nëse do të kishe pasur më shumë kohë për mua…
Një tjetër gënjeshtër e madhe!
5. Ishte faji i tij/saj. Më provokoi vetë. Partneri gaboi. Mos u kapni me personin tjetër. Përgjegjësia ishte mbi të gjitha e tij/saj, pastaj e personit tjetër… që edhe mund të mos e ketë ditur situatën sentimentale.
6. Nëse do e dija që do e zbuloje, s’do e kisha bërë kurrë. Po, nëse nuk do e merrje vesh?!
7. Po e tepron. Mjaft u nevrikose! Njerëzit që e thonë këtë janë egoistë dhe nuk e marrin fare parasysh dëmin e shkaktuar tek ti. Qëndrojuni sa më larg, nëse nuk dëshironi të harxhoni energji të kota.
8. E lashë të gjithë pas krahëve. Jam njeri tjetër! E vërteta është kjo: Mashtruesit dhe tradhëtarët mbeten të tillë deri në fund. Mos harro: Ato janë thellësisht të trashë. Thjesht lërini dhe vazhdoni jetën tuaj. Ka plot persona të kujdesshëm dhe të mirë atje jashtë…
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...