Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që nga mëngjesi ishte në interpelancë.
E para ishte interpelanca sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.
E dyta ishte interpelanca sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës.
Ndërsa e treta ishte sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.
Por, kjo e fundit është shtyrë për një ditë tjetër.
Haradinaj kishte angazhime pas orës 20:00, kështu interpelanca e tretë është shtyrë, deri në një vendim tjetër të kryesisë, bashkë me vazhdimin e seancës paraprake për të votuar disa çështje që kanë mbetur ende pa u votuar, për mungesë të kuorumit.
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...