Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin tha se njoftimi i Kosovës dhe Shqipërisë për heqjen reciproke të doganës është një hap drejt krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’.
Përveç kësaj, Vulini kritikoi komunitetin ndërkombëtar për indiferencën ndaj këtij fakti, transmeton lajmi.net.
“A do të heshtnin po të ndodhte në një pjesë tjetër të botës, diku afër qendrave të Bashkimit Evropian ose ndonjë organizatë tjetër të madhe dhe të rëndësishme ndërkombëtare? Apo po heshtin vetëm për shkak të zhurmave serbe? Është liria serbe e kufizuar për shkak të interesave të të tjerëve. A ka Serbia të drejtën për interesat e saj? Do të thoja se ka”, tha ai.
Sipas tij, krijimi i Shqipërisë së Madhe është kërcënim për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin.
“I bëjë thirrje Evropës të mos e përsërisë gabimin që kishte bërë gjatë luftës civile tragjike në Jugosllavi…”, ka thënë ministri serb.
Ai i bën thirrje Evropës të mos e shikojë krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, por ta ndalojë atë, shkruan b92.
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...