Ambasadorja e Ganës e ka demantuar edhe fizikisht shtetin e Serbisë pas raportimeve se Gana e ka tërhequr njohjen ndaj shtetit të Kosovës. Por kësaj radhe, kjo ambasadore e ka takuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi duke e vërtetuar se ky shtet vazhdon ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe se nuk ka ndodhur asnjë tërheqje nga njohja.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores Salma Frances Mancell, ambasadore jo-rezidente e Republikës së Ganës për Kosovë.
“Kam kënaqësinë të pranoj kredencialet tuaja dhe t’ju uroj për marrjen e detyrës së Ambasadores së Ganës për Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi, duke falënderuar për njohjen dhe mbështetjen e Ganës për Kosovën.
“Jemi shtet i ri, por me ambicie të mëdha për marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet që punojnë për paqe e liri të popujve në botë”, shtoi presidenti Thaçi.
Ambasadorja Mancell u shpreh e lumtur që po merr detyrën e Ambasadores për Kosovë dhe që mund të kontribuojë në ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve tona.
“Gana ka qenë motiv për lirinë e popujve të Afrikës. Sot është shtet me potencial të madh për zhvillim ekonomik. Dëshirojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojmë”, ka thënë ambasadorja Mancell.
Kreu i shtetit shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në mes dy vendeve mike.
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër