Ditë më parë qeveria e Kosovës në krye ma Ramush Haradinajn, miratoi kërkesën e ministrit të infrastrukturës Pal Lekaj për t’i paguar kompanisë Bechtel-Enka 53 milionë euro shtesë.
Në arsyetimin e qeverisë thuhet se kjo u bë për të shmangur shkuarjen në Gjykatën e Arbitrazhit, raporton arbresh.info.
Në këtë konferencë ministri ka treguar detaje nga kontrata si dhe korrespondencën që është bërë ndër vite në Ministrinë e Infrastrukturës si dhe ka treguar që qeveria e tanishme ka kursyer buxhetin e Kosovës në shumën prej 5.5 milionë euro për muaj për zgjatjen e kohës.
“Deri në këtë vendim shuma e pajtuar e zgjatjes së afatit do të jetë 45 milionë euro plus TVSH-ja, kostoja e zgjatjes së afatit është zvogëluar nga 63 milionë euro nga 45 milionë plus TVSH. Pasi Bechtel Enka është e gatshme të paguajë 9.9 milionë euro për shpenzimet gjatë viteve 2014-2017. Data e përfundimit të kontratës buxhetor është zgjatur nga 31 dhjetor deri në 1 qershor i vitit 2019 me shpenzime 0 %. Kjo siguron një mekanizëm ligjor për të paguar Bechtel Enkan, duke u pajtuar me kompaninë dhe duke kursyer 5.5 milionë euro. Implementimi i planit të pagës në vitin 2019, një plan i pagesës është pajtuar që lejon se zgjatja e afatit të shpërndahet në mënyrë të barabartë e fundit që do të bëhet para qershorit të vitit 2019. Ky plan i pagesës zvogëlon buxhetin e kërkuar për vitin 2018. Bechtel Enka nuk do të paraqet kërkesë në lidhje me mungesën e Alokimit të Buxhetit të vitit 2014 deri 2016. Mi përmes marrëveshjes po e ulë ekspozimin financiar dhe shpenzimet e qeverisë. Bechtel Enka nuk do të paraqesë kërkesë lidhur me alokimin e buxhetit. Bechtel Enka nuk do të paraqesë një kërkesë lidhur me alokimin e buxhetit për vitin e 2018 brenda kohës së përfundimit. Alokimi i vitit 2018 prej 116.9 milionë euro është dukshëm më i madh dhe kostoja për zgjatjen e afatit dhe presioni i buxhetit të kërkuar është zvogëluar. Është fakt se kemi pranuar disa njoftime dhe përsërisë se ka qenë e mundur të zgjidhet kjo çështje nëse veprimet do të merreshin me kohë. Siç e dini me 1 korrik të vitit 2014 është nënshkruar kontrata. Nuk po flitet këtu për punimet por bazuar në kontratën që për punëdhënësit dhe punëmarrësit janë ligj”, ka thënë Lekaj./Arbresh.info/
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...