Harry Kane ka vendosur lapsin në një kontratë të re gjashtë vjeçare te Tottenhami, vetëm disa javë pasi trajneri Mauricio Pochettino vendosi gjithashtu për të ardhmen e tij.
Paga e sulmuesit prej 100 mijë funta është dyfishuar, një lëvizje e papritur që thyen strukturën e balancuar të pagave nga Tottenhami, transmeton portali arbresh.info.
Kane nënshkroi marrëveshjen e kaluar në vitin 2016, e cila ishte e vlefshme deri më 2022, por si pasojë e interesimit të madh për lojtarin nga klubet evropiane, drejtori Daniel Levy ka reaguar duke “blinduar” kapitenin e Anglisë.
“Ne jemi të kënaqur për t’iu njoftuar se Harry Kane ka nënshkruar një kontratë gjashtë vjeçare me klubin, e cila është e vlefshme deri më 2024”, ka shkruar klubi duke konfirmuar marrëveshjen e re në Twitter.
Fokusi te klubi tani kthehet në sigurimin e marrëveshjeve të ngjashme me bashkëlojtarët e mirënjohur të Kanes./arbresh.info/
https://twitter.com/SpursOfficial/status/1005081298896072706
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...