Roma zyrtarisht ka nënshkruar me mesfushorin Bryan Cristane nga Atalanta në një marrëveshje që mund të arrijë shifrën deri në 30 milionë euro.
Një deklaratë e lëshuar në uebfaqen e AS Romas konfirmuar që klubi ka paguar 5 milionë euro për transferimin e Cristantes për një sezon në formë huazimi, me opsionin për blerje të detyrueshme prej 15 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
23-vjeçari kreu testin mjekësor në klinikën Villa Stuart mëngjesin e së enjtes, pavarësisht interesimit nga Juventusi, Interi, Lazio dhe Napoli.
Brenda këtij sezoni, Cristane ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar katër herë brenda gjithsej 47 paraqitjeve.
Drejtori sportiv i Romas, Monchi tashmë ka siguruar edhe nënshkrimin me Ante Coric nga Dinamo Zagrebi dhe mbrojtësin Ivan Marcano të Portos./arbresh.info/
https://twitter.com/ASRomaEN/status/1005045578861109249
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...