Federata e Futbollit të Anglisë ka konfirmuar se për herë të parë në futbollin anglez do të ketë pushim dimëror duke nisur nga viti 2020.
Drejtori ekzekutiv i Wembley-it, Martin Glenn ka zbuluar se trajnerët në Premierë Ligë do të ri-shkruajnë librin e rregullave që i parandalonte lojtarët për të shkuar në udhëtimet jashtë vendit për pushime, transmeton portali arbresh.info.
Glenn është i bindur që rezultati do të jetë më i mirë nga skuadrat angleze në Ligë të Kampionëve dhe rezultati në turnet e “Tre Luanëve” gjithashtu.
“Nuk është një zgjidhje për gjithçka, por çdo vend tjetër i madh ka pak pushim dimëror”, ka thënë Glenn. “Të gjithë janë fitues në këtë. Ju do ta shihni më mirë në lojtarët dhe performancat në fazën eliminuese në Ligë të Kampionëve”
“Lojtarët e Anglisë do të jenë më të pushuar në turne madhështore”
Sipas planit të diskutuar që një kohë të gjatë, kjo do të filloj nga sezoni 2019/20./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...