Behgjet Pacolli merr mbështetje nga Luksemburgu për liberalizim të vizave

13:42 | 8 Qershor 2018
V. S.

Ministri i Punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, po qëndron për vizite në zyrtare në Luksemburg. Në këtë vazit ai është takuar më Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut Jean Asselborn.

Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka treguar së se bashku kanë diskutuar gjatë për perspektivën evropiane të Kosovës, me theks liberalizimin e vizave të cilën Luksemburgu e përkrah.

Postimi i plotë:

“Kisha kënaqesine sot të filloj vizitën time zyrtare në Luksemburg ku takova Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut Jean Asselborn I cili është nje mik I vjetër I Kosovës.
Me Ministrin Asselborn kishim një diskutim të gjatë për perspektivën evropiane të Kosovës, me theks liberalizimin e vizave të cilen Luksemburgu e perkrah dhe mundesitë qe ka hapur Samiti i Sofjes për Kosovën dhe Rajonin.
Luksemburgu është mbështetës I madh I anëtaresimit te Kosoves e INTERPOL dhe organizata nderkombëtare dhe i jep rëndësi të madhe zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës. Bisedë ne frymë të njejtë kisha gjithashtu me Ministrin për Bashkepunim Romain Schneider, I cili premtoi përkrahjen e metutjeshme të Luksemburgut ndaj Kosovës në fushat të cilat prekin jetën e përditshme të qytetarëve tanë”./arbresh.info/

Fotografia e Behgjet Pacolli

Fotografia e Behgjet Pacolli

Të ngjashme