Dalin detaje tronditëse për vrasjen që ndodhi në Tiranë!

11:41 | 8 Qershor 2018
A. B.

Vrau personin që e bëri të lërë gruan dhe fëmijën!

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me vrasjen e dyfsihtë që ndodhi këtë të premte në Tiranë.

Xhafer Mata, 31 vjeçari që vrau 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni, rezulton se ishte më parë i matuar me një grua tjetër dhe se kishte një fëmijë 1 vjeçar. 31 vjeçari ishte ndarë nga gruaja dhe kishte lënë në baltë dhe fëmijën pikërisht për shkak të lidhjes që i riu kishte krijuar me 19 vjeçaren.

Detajet e reja i bën të ditura Neës 24, e cila sqaron se lidhja mes Xhafer Matajt dhe Xhujeta Çunit ka zgjatur jo më shumë se 6 muaj, në momentin kur ka qenë e reja ajo që ka kërkuar ndarjen.

Xhuljeta Cuni thanë fqinjët punonte në një market pranë zonës ku ndodhi ngjarja, ku edhe është njohur me të riun nga Kukësi.

Mësohet se djalin 1 vjeçar e kishte në kujdestari i riu, i cili sot e kishte lënë të fqinjët dhe u kishte kërkuar ta mbanin disa orë pasi atij i duhet të largohej se kishte një punë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme